Trafik droge dhe grup kriminal/ GJKKO jep dënimet, 32 vite burg për katër anëtarët e grupit Habilaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin ndaj katër të pandehurve, Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Florian Habilaj deklarua fajtor për dy episode të veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. U deklarua fajtor gjithashtu për veprën “Grupi i strukturuar kriminal”.
Fillimisht, gjykata përcaktoi një dënim të vetëm prej 15 vite burg, të formësuar për shkak të disa veprave penale. Pas zbritjes së një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, Habilaj do të vuajë 10 vite burg, në një institucion të sigurisë së lartë.
Armando Sulaj u shpall fajtor për “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Pasi u bashkuan dënimet, gjykata caktoi 9 vite burg, të cilat pas uljes për shkak të procedurës së shkurtuar u reduktuan në 6 vite burg, që do t’i vuajë në burg të sigurisë së lartë.
Sabaudin Çelaj u deklarua fajtor për të njëjtat vepra penale, trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjykata përcaktoi një dënim të vetëm prej 15 vite burg, i cili pas zbritjes së një të tretës u ul në 10 vite burg, që do të kryhen në burg të sigurisë së lartë.
Tigrens Mëzuraj u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Pas bashkimit të dënimeve, u caktua dënim total prej 9 vite burg, që u reduktua në 6 vite burg me gjykim të shkurtuar, në një institucion të sigurisë së lartë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska, me vendimin nr. 79, datë 05.12.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 22, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Florian Habilaj me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Florian Habilaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
I pandehuri Florian Habilaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Armando Sulaj me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Armando Sulaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.
I pandehuri Armando Sulaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15(pesëmbëdhjetë)vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sabaudin Çelaj, me një dënim të vetëm prej 15(pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Sabaudin Çelaj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
I pandehuri Sabaudin Çelaj, ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë)vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Tigrens Mëzuraj, me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.
I pandehuri Tigrens Mëzuraj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
