EMRAT/ Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe, raportohet për dy të plagosur

15 Shtator 2024, 10:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe,

Të shtëna me arma janë shënuar mëngjesin e sotëm në  Malësinë e Madh, në Vrakë.

Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se dy personat e plagosur janë identifikuar si Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Ndërsa hetimet po vazhdojnë, është bërë e ditur se autori i plagosjes është Lul Rakaj.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, apo se kush janë të plagosurit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.