Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për gjuhën shqipe, Bebe Rexha del në mbështetje

17 Maj 2026, 14:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët më 18 maj do të protestojnë për të drejtën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artistja theksoi rëndësinë që ka gjuha shqipe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke kujtuar sakrificat e bëra ndër breza për ruajtjen e saj.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, thuhet në videon e shpërndarë prej saj në Instagram.

Në video, rikujtohet gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik ku shqipja njihet si gjuhë bashkëzyrtare, ndërsa shtoi se studentët shqiptarë meritojnë të drejta të barabarta në arsim dhe në proceset profesionale.

Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe. Kauza e studentëve ka marrë mbështetje të gjerë nga figura politike, publike dhe organizata shqiptare në mbarë Ballkanin

Po ndodh...