Kishte forcuar marrëdhëniet me Iranin, Venezuela ekstradon në SHBA bashkëpunëtorin e ngushtë të Maduros

Venezuela ka njoftuar ekstradimin në SHBA të biznesmenit kolumbian Alex Saab, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro.
Në deklaratën zyrtare të autoriteteve venezueliane thuhet se dëbimi i Saab u krye më 16 maj 2026, duke theksuar se ai akuzohet për përfshirje në krime të ndryshme në SHBA.
Alex Saab, i lindur në Kolumbi dhe i njohur për lidhjet e tij të forta me qeverinë venezueliane, kishte luajtur rol kyç në marrëdhëniet ekonomike mes industrisë së naftës së Venezuelës dhe Iranit.
Ai u emërua ministër i Industrisë në Venezuelë në dhjetor 2024, por u shkarkua nga detyra pak javë pas arrestimit të Maduro-s në Karakas gjatë një operacioni amerikan më 3 janar.
Saab ishte arrestuar më parë në vitin 2021 dhe u ekstradua në SHBA, ku autoritetet amerikane e akuzuan për pastrim parash dhe për krijimin e një skeme korruptive me ndihmat humanitare në favor të regjimit të Maduro-s.
Në dhjetor 2023 ai u lirua si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi të burgosurish mes Uashingtonit dhe Karakasit, ku u shkëmbye me 10 shtetas amerikanë të ndaluar në Venezuelë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128