Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës

Lulzim Basha nuk kishte problem me matematikën, Taulant.
Po, është e vërtetë që dikur bëri një gabim shpejtësie teksa përllogariste në Kuvend aferën e inceneratorëve dhe tha “7x7=42”. Por e di ku qëndron ironia Taulant?
Ata që kuptojnë matematikën në thelb, e dinë se problemi i vërtetë nuk është një shumëzim i thënë gabim nga shpejtësia në debat politik. Problemi është kur një popull i tërë nuk arrin të kuptojë logjikën e grabitjes që po ndodh përpara syve të tij. Grabitje që Rilindja i bëri Shqipërisë Taulant!
Thelbi i atij fjalimi nuk ishte tabela e shumëzimit. Thelbi ishte paralajmërimi se qeveria juaj po ndërtonte një nga skemat më të mëdha të vjedhjes së parave publike në Shqipëri. Dhe sot Taulant pas viteve hetime, arrestesh, arratisjesh dhe dosjesh në SPAK, rezulton se problemi nuk ishte “42-shi” i Bashës, por qindra milionat që shqiptarëve iu morën nga xhepat.
Atë ditë shumë qeshën me gafën,
Sot disa prej tyre qajnë nga qelitë ose arratisja Taulant, pyet Lefterin sot që është arratisur!
Disa të tjerë sot qajnë sepse kuptuan se ishin vjedhur dhe sot jetojnë në varfëri e skamje Taulant!
Dhe disa vazhdojnë të qeshin ende, si ty Taulant… vetëm sepse nuk e kanë kuptuar akoma se radha mund t’u vijë më pas.
Ke të drejtë edhe kur thua se Basha kishte problem me datat. E kishte.
Ndoshta gaboi duke menduar se ti dhe Gazment Bardhi do ta shfaqnit aleancën tuaj politike më herët. Në fund e bëtë tani, publikisht, përmes votave të përbashkëta dhe letrave politike që i dërgoni Brukselit me një gjuhë pothuajse romantike ndaj njëri-tjetrit.
Por ka diçka që nuk është më për të qeshur, Taulant.
Bashkimi Europian i bllokoi për herë të dytë Shqipërisë procesin e IBAR-it. Dhe arsyeja lidhet pikërisht me atë që Lulzim Basha ka denoncuar prej vitesh: mbrojtjen politike që i bëhet figurave të pushtetit nën hetim dhe tensionin e vazhdueshëm ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë së re.
Belinda Balluku të cilën mazhoranca juaj e mbrojti politikisht , është denoncuar për afera korruptive pikërisht nga Lulzim Basha, Taulant.
Ashtu siç je denoncuar edhe ti për çështjen “Toyota Auris” dhe lidhjet me grupet kriminale të Elbasanit, ashtu siç je akuzuar ti për lidhjet me bandat e Elbasanit … Taulant pasi e mbyll bisedën me Gazin flet me ta, apo para?!
Ashtu siç emri i qeverisë suaj është përmendur vazhdimisht në dosje call centerash në kullat e Tiranës, raporte ndërkombëtare dhe hetime që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Di gjë Taulant për këto ti?
Kjo është diferenca reale mes jush.
Ti sot merresh me meme dhe tallesh me një gafë aritmetike.
Ndërsa shumë nga ata që Basha denoncoi ndër vite, sot kanë probleme reale me SPAK-un, me dosjet dhe me drejtësinë. Jeta e tyre është skëterrë sot, por ti i kupton gjërat pak me avash Taulant…
Jeta ka ironi të hidhura, Taulant.
Sot ti udhëton në të njëjtin avion politik me ata që deri dje i shanit si “non grata”, ndërsa Lulzim Basha vazhdon të ketë dyert e hapura në Washington dhe Bruksel.
Dhe në fund, historia nuk i mban mend njerëzit për kllounadat yy lekëshe që bëjnë në Facebook.
I mban mend për atë se kush kishte të drejtë kur të gjithë të tjerët qeshnin!
Qeshët Taulant, por nuk kapërcehen as Inceneratorët, as Suel Çela, as Belinda, as Vula e PD dhe pazaret me Berishën, as AKSHI i Agasit dhe as plaçkitja e europianlve me call centera nga Tirana. Pyesni Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan sa për të qeshur është.
P.S. Të lumtë Taulant, ja bërë qokën Saliut sot për marrëveshjen e djeshme.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128