PD bashkoi votat me qeverinë/ Përse nuk përmendej Balluku në rezolutë?-Berisha: Nënkuptohej në çdo paragraf!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se rezoluta e miratuar së ditën e djeshme (14 maj) në Parlament për procesin e integrimit europian, ku bashkoi votat me PS nuk përmban asnjë vlerësim për punën e qeverisë dhe Kuvendit.
I pyetur nga gazetari Osman Stafa se pse nuk përmendet Belinda Balluku, si një pengesë e integrimit, ashtu siç edhe PD deklaron , Berisha argumentoi se nëse do të përmendej, rezolutë nuk do të kishte.
Berisha u shpreh se ato “janë të nënkuptuara në çdo paragraf” të dokumentit të miratuar.
“Në mënyrë absolute në atë rezolutë nga rreshti i parë tek i fundit, nuk shprehet asnjë vlerësim, edhe më i vogël qoftë për punën e parlamentit dhe të qeverisë në procesin e integrimit, siç mund ta konstatosh. Por, plotësisht dakord me ty. Meritonin edhe ato të ishin, por atëherë rezolutë nuk do kishte. Ato janë me vetëkuptim në çdo paragraf. Lubi Balluku është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve. Olta Xhaçka është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve. Roli qendror i parlamentit është trajtuar në disa paragrafë ku është kërkuar të merret sepse nuk ekziston. Kërkesat ndaj qeverisë janë parashtruar sepse ajo nuk ka asgjë në atë fushë. Dhe në fund konkludohet që integrimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, ashtu siç ka kërkuar PD gjithnjë. Pra, është e vërtetë ajo që thoni, por është e vërtetë se me nënkuptim janë në çdo paragraf. Përndryshe nuk do kishte rezolutë”, tha Berisha në konferencë me gazetarët.
Berisha shtoi se opozita vijon të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë, por vetëm mbi bazën e meritës dhe përmbushjes së kritereve.
“Por ne besojmë se ajo rezolutë paraqet në njëfarë aspekti, duke zhveshur totalisht nga çdo pretendimi i gjer sotshëm i parlamentit dhe qeverisë, përbën një qëndrim të opozitës, e cila prej dy vitesh ka një deklaratë. Deklarata e saj është kjo: që ne mbështesim plotësisht procesin e integrimit, por theksojmë se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik, që është një kriter shumë i rëndësishëm, nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Në qoftë se e lexon me këtë sy atë rezolutë, kjo që kemi shprehur dy vite më parë, mishërohet në çdo paragraf të saj. Në rast se do të kërkonim që tek AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, të dilte emri i Linda Ramës krahas Mirlindës, tek Lubi Balluku, Edi Rama dhe të tjerë, sigurisht Edi Rama nuk i lejonte kurrë ata që ta votonin.
Por ata votuan një rezolutë, e cila nga alfa tek omega shtron kërkesa dhe nuk ka asnjë vlerësim të vetëm për punën e qeverisë dhe parlamentit në drejtim të integrimit. Përkundrazi në çdo frazë bën të qartë problematikat e mëdha të cilat duhet të adresohen gjer tek denoncimi që i bëhet përpjekjes Rama-Vuçiç për rrugët e tjera të integrimit. Nga ana tjetër, rezoluta fakton para shqiptarëve edhe njëherë konsekuencën e PD ndaj procesit të integrimit. Ndaj integrimit të bazuar në meritë, në performancë”, deklaroi kreu I PD.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128