Taulant Balla përgjon Lulzim Bashën në avion, vetë në përgjimet e bandave në Elbasan

15 Maj 2026, 13:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Taulant Balla përgjon Lulzim Bashën në avion, vetë në

Kryetari i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duket se telefonin e tij nuk e përdor vetëm për të folur në mesnatë me Gazmend Bardhin për të konkluduar paktet e mbijetesës, Rama-Berisha, jo vetëm për të folur dhe shkëmbyer mesazhe me krimin e organizuar në fushata elektorake në Elbasan dhe jo vetëm, siç rezulton në një dosje ende në hetim nga SPAK, por edhe për të përgjuar kundërshtarët e tij politik.

Këtë të premte ai ka publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale një fotografi të ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha në bordin e një avioni dhe me këtë përgjim bën edhe ironikun. Fakt është që Lulzim Bashën këto kohë mund ta ndeshësh shpesh në linja fluturimi Tiranë-Uashington, Bruksel, Londër etj, në punë dhe bashkëpunim intesiv me ndërkombëtarët, ndërkohë që shefi i tij dhe ai vetë "fluturojnë" vetëm në aktivitete të OJF-ve, pasi de fakto janë të izoluar. 

"Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman", bën ironi kreu i Grupit Parlamentar të PS, të cilit anëtarët e bandave në përgjimet e EncroChat dhe Sky, e quajnë "Tao palla", njësoj siç quan Belinda Balluku e paditur në SPAK nga Lulzim Basha, shefin e tij Edi Rama, "Palloshi i gjatë"./Alfapress.al

Taulant Balla përgjon Lulzim Bashën në avion, vetë në

Po ndodh...