“Nuk lejohet!”/ Alis këndonte “Nân”, delegacionin serb në Eurovizion e shqetëson flamuri i Kosovës! Reagimi i shqiptarëve

17 Maj 2026, 11:18 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Nuk lejohet!”/ Alis këndonte “Nân”,

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës Eurovision që po mbahet në Vjenë, ku një pjesëtare e delegacionit të Serbisë ka reaguar ndaj valëvitjes së flamurit të Kosovës gjatë performancës së këngëtarit shqiptar Alis Kallaçi me këngën “Nân”.

Sipas anëtarit të Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej së bashku me ekipin e RTK Radios në sallën e mediave, një grua nga delegacioni serb ka tentuar ta largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Ai ka deklaruar se ka ndërhyrë në momentin kur është tentuar prekja e flamurit dhe se situata është mbyllur pa përshkallëzim të mëtejshëm.

“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, është cituar të ketë thënë Limani.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur Alis Kallaçi ka performuar në finalen e Eurovisionit, duke interpretuar këngën “Nân”, një baladë emocionale për lidhjen nënë–fëmijë.

Po ndodh...