“Skifterët” i arratisen policisë italiane pas një seri vjedhjesh, kapet vetëm një shqiptar
4 Dhjetor 2024, 22:04 / AKTUALITET

Këtë të martë, disa pjesëtarë të një bande hajdutësh, mes tyre një shqiptar, tentuan t’i arratiseshin policisë italiane.
Shqiptari i cili ra në prangat e policisë, mbrëmjen e djeshme kishte marrë pjesë në një seri vjedhjesh të disa shtëpive në Cassinate, në zonën midis San Vittore del Lazio dhe Rocca d’Evandro.
Banda lëvizte me një mjet “Opel Mokka”, që e braktisën gjatë ndjekjes policore. Ende nuk dihet numri i personave që ishin brenda në të, sepse vetëm shqiptari u arrestua.
Shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërkohë pritet që hetimet të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


