Si ia zbuluan Artur Hoxhosmanit telefonin “iPhone 17” në burg?

Ditën e sotme, gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar në ambientet e Burgut të Durrësit, në godinën B u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular i tipit “iPhone 17 Pro Max”, i cili i përkiste Artur Hoxhosmanit.
Mësohet se telefoni në qelinë e Hoxhosmanit është gjetur pas një përgjimi të kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit përmes pajisjes “IMSI Catcher”, pasi i paraburgosuri ishte nën përgjim nga agjentët e BKH-së.
Më pas, agjentët kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit në qelinë ku qëndronte Artur Hoxhosmani, ku u gjet edhe pajisja telefonike.
Kush janë vëllezërit Hoxhosmani
Vëllezërit Hoxhosmani kanë qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikoi mbi 6 tonë drogë me vlerë rreth 411 milionë euro, nga Amerika Latine drejt Europës.
Arturi dhe vëllai i tij Klevis Hoxhosmani u kapën pas një viti hetimesh, kryesisht pas rrëfimeve nga Erion Alibej, i cili u shpall “i penduar” dhe ka dhënë informacion kundër grupit të organizuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Grupi i tyre u godit nga SPAK në korrik, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe Hoxhosmani apo bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128