Deklaratat e Trump nga Kina/ Irani: Nuk kemi besim se SHBA-të i marrin seriozisht bisedimet e paqes

15 Maj 2026, 17:24 / BOTA ALFA PRESS

Deklaratat e Trump nga Kina/ Irani: Nuk kemi besim se SHBA-të i marrin

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi është shprehur mosbesues ndaj SHBA-ve lidhur me negociatat për paqen.

Ai ka deklaruar se Teherani nuk ka besim të Amerika dhe se do të zhvillojnë bisedimeve vetëm nëse do te shohin seriozitet për t’i dhënë fund luftës.

Gjatë një vizite në New Delhi për takimin e ministrave të jashtëm të BRICS, Araghchi tha se procesi i ndërmjetësimit nga Pakistani nuk ka dështuar, por është në “vështirësi”.

Më herët mediat e huaja deklaruan se Aragchi propozoi që Irani të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit me Omanin.

Në një deklaratë duke reaguar ndaj komenteve të Donald Trump të bëra në Kinë mëngjesin e sotëm ministri tha se të dy vendet “po konsultohen për të krijuar një mekanizëm të përshtatshëm për menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe për të siguruar kalimin e sigurt të të gjitha anijeve”.

Po ndodh...