"Policia të na japë pamjet e ngjarjes"/ Avokati i familjes së Martin Canit: Kërkojnë vetëm drejtësi

Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”, Redi Ramaj, ka bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike.
I ftuar në News24, Ramaj theksoi se familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që nga momenti i parë, por deri më tani janë përballur me kontradikta dhe mungesë qartësie nga organet hetimore.
Sipas avokatit, ka paqartësi në lidhje me numrin e autorëve të përfshirë në incident. Fillimisht janë raportuar tetë autorë, ndërsa aktualisht flitet për tre. Ai tha gjithashtu se deklaratat e dëshmitarëve, përfshirë një tjetër fëmijë të plagosur, duhet të trajtohen me seriozitet.
“Familjarët e të ndjerit kërkojnë drejtësi që në ditën e parë. Nga organet shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë për ngjarjen. Është një ngjarje e rëndë që nuk duhet të ishte zbardhur vetëm për familjarët e Martin Canit, por për gjithë shoqërinë, e cila kërkon drejtësi. Shpresoj dhe besoj se policia do bëjnë detyrën e tyre. Pretendimi i familjarëve është që nuk ka transparencë dhe ka kontradiktë në deklaratat e policisë. Fillohet me 8 autorë dhe pastaj dalin 3.
Vetë deklarimet e të plagosurit, fëmijës tjetër që tha se u godit edhe nga një person tjetër veç autorit duhet të sqarohen. I plagosuri, Luisi ia ka thënë policisë që ditën e parë se është goditur nga dy persona, autorë. Familjarët e Martinit kanë kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë. Prokuroria e cila drejton hetimet duhet të orientojë mekanizmin hetimor duke përfshirë dëshmi, prova shkencore, aktet e ekspertimit të na vendosen në dispozicion se si ndodhi ngjarja dhe si u vra Martini. Pamjet filmike nuk janë parë nga familjarët. Ka dëshmitarë që thonë se nuk ka vetëm konflikt vetëm në datën 18, por ka konflikt edhe ditën e premte ku është përfshirë edhe një rritur. Duhet të merren në pyetje. A ka patur apo jo të përfshirë në konflikt persona të rritur. Familjet janë të shqetësuara se në ambientet e shkollës dhe përreth qarkullojnë fëmijë me thika. Zbardhja e kësaj çështjeje do t’i shërbente të gjithë fëmijëve që janë në shkollat shqiptare”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


