Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa drejtonte motomjetin e tij, arrestohet polici në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar pasditen e sotme në Tiranë i ka marrë jetën një 65-vjeçari, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, i dyshuar si autor i ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP (Rajoni Tiranë), është vënë në pranga inspektori M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 299/3 i Kodit Penal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç.
I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth orës 21:00 si pasojë e dëmtimeve të marra.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
