Përfshihet nga flakët furgoni në Shkodër, digjet edhe një automjet tjetër

30 Mars 2026, 23:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfshihet nga flakët furgoni në Shkodër, digjet edhe

Një zjarr ka përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që shërben edhe si gomisteri në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes në kilometrin e dytë të rrugës Shkodër–Hani i Hotit.

Sipas të dhënave, punonjësit po kryenin punime saldimi poshtë furgonit, kur mjeti ka marrë flakë papritur dhe është djegur plotësisht.

Punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin në vendngjarje kanë arritur të largohen në kohë, pa pësuar lëndime.

Si pasojë e flakëve, përveç furgonit, është djegur edhe një automjet tjetër, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar edhe në servis dhe gomisteri.

 

Po ndodh...

ide