“Ne nuk dimë të ndalemi”/ SPAK kërkon arrestimin, Belinda Balluku shfaq forcë nga Asambleja e PS në Fier!
Ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj dhe ka thelluar hetimet dhe ndërkohë që çështja e saj me drejtësinë është bërë problem kombëtar dhe ndërkombëtarë, deputetja e Partisë Socialiste, Belinda Balluku, ka shfaqur forcë dhe karshillëk nga Asambleja e PS, Fier. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamje nga takimi me socialistët fierakë, Balluku e cilësoi fitoren e fundit si historike dhe si shprehje të besimit të qytetarëve
“Fitorja historike në qarkun e Fierit nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është besimi i njerëzve, është zëri i çdo qytetari që na ka dhënë forcë për të ecur përpara”, shkruan Balluku, duke njoftuar kështu nisjen e një rrugëtimi të ri për riorganizimin dhe rienergjizimin e strukturave të partisë në Fier.
Forca e vërtetë e partisë, sipas ish-zv kryeminsitres qëndron tek qytetarët, ndaj çdo ditë do të jenë në terren, në çdo komunitet, për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen që ata meritojnë.
“Fitorja historike në qarkun e Fierit nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është besimi i njerëzve, është zëri i çdo qytetari që na ka dhënë forcë për të ecur përpara. Por ne jemi Partia Socialiste që nuk di të ndalet.
Në mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në qarkun Fier, nisëm një rrugëtim të ri riorganizimi dhe rienergjizimi, me një qëllim të vetëm: të jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më pranë njerëzve. Sepse forca jonë e vërtetë është te qytetarët.
Çdo ditë do të jemi në terren, në çdo komunitet, duke dëgjuar me vëmendje, duke kuptuar çdo shqetësim dhe duke ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë”, shkruan Balluku./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128