Mblidhen shefat e Ballkanit Perëndimor/ Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

30 Mars 2026, 22:05 / POLITIKË ALFA PRESS
Mblidhen shefat e Ballkanit Perëndimor/ Presidenti i Kroacisë anulon

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka anuluar samitin e shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Slloveninë. Ky Samit ishte njoftuar se do të organizohej në muajin maj në ishullin kroat Brijoni.

Presidenti Milanoviç si arsyetim për anulimin e samitin e ka përmendur mosekzistimin e kushteve që në atë takim të ftohet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të deklaratave të tij kohëve të fundit.

“Prononcimet politike dhe veprimet e ditëve dhe javëve fundit të presidentit të Serbisë Aleksandçr Vuçiç janë në kundërshtim të plotë me qëllimet e Procesit Brdo-Brijoni, ato i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti Milanoviç është i mendimit se në rrethanat e tilla nuk ekzistojnë kushtet dhe nuk është e mundshme ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kroaci”, citon “Jutarnji list” njoftimin nga zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë.

Samiti i fundit Brdo-Brijon ishte zhvilluar në vjeshtë të vitit të kaluar në Tiranë, ku kishin marrë pjesë të gjithë presidentët e vendeve të rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Vuçiç.

Po ndodh...

ide