Operacion i madh në veprim nga SPAK, lëshohen 30 masa sigurie

31 Korrik 2024, 10:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacion i madh në veprim nga SPAK, lëshohen 30 masa sigurie

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka aprovuar 30 masa sigurie këtë të mërkurë, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në vend.

Mësohet se ka nisur një operacion i gjerë nga SPAK pas lëshimit të urdhrave të arrestit.

Për momentin, nuk ka shumë detaje në lidhje me natyrën e operacionit dhe lidhjet e mundshme të tij, pasi hetimet janë ende në vazhdim e sipër dhe janë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe për të ndëshkuar ata që janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Të tjera informacione dhe detaje priten të publikohen në vijim, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet dhe veprimet në terren.

 

Po ndodh...