Nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar automjetin, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës
19 September 2025, 16:07 / AKTUALITET

Dy persona të cilët nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po lëviznin , u arrestan sot në Kukës.
I arrestuari është 43-vjeçari K.SH banues në fshatin Shtiqen, pasi ka kundërshtuar policinë.
Ndërsa është shpallur në kërkim 18-vjeçari D.G i cili nuk pranoi të ndalonte automjetin.
Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
Nga Gjergj Erebara
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

