Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të Policisë pranë Rinasit
13 Shkurt 2025, 20:58 / AKTUALITET

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të Policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.
Burime nga mediet bëjnë me dije se Policia e Tiranës kishte marrë informacion se një person ishte i armatosur dhe u organizua operacioni për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit.
Por, në momentin që uniformat blu i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, teksa pas të shtënave i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është arrestuar nga Policia.
Mësohet se i arrestuari është person me precedent penal të mëparshëm.
-
-
Makina hyn mes turmës së grevistëve në Mynih
13 Shkurt, 20:48
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


