Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja si do të funksionojë

Procesi i votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për drejtuesin e ri të SPAK ka pësuar ndryshime, pas miratimit të një rregulloreje të re. Votimi nuk do të kryhet me dorë, si më parë, por çdo anëtar do të shënojë emrin e prokurorit të zgjedhur në një fletë të bardhë, së bashku me emrin e vet si votues.
Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është se kryetari i KLP-së nuk do të ketë më dy vota në rast barazimi, por vetëm një, duke rritur kështu transparencën dhe qartësinë e procesit të përzgjedhjes.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion. Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.
Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
