Ndahet papritur nga jeta mjeku anestezist i QSUT, Fatmir Prifti

Një lajmi trishtë ka ardhur pak më parë nga fusha e mjekësisë. Mjeku anestezist-reanimator, Fatmir Prifti i cili shërbente në spitalin onkologjik, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmi i hidhur për ikjen e tij parakohe është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësire, Albana Koçiu.
Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Koçiu i ka shprehur ngushëllime bashkëshortes së mjekut, Rubenës, familjarëve të tij, si dhe kolegëve, të cilët sot humbën një njeri e një profesionist si doktor Fatmiri, i cili nuk kurseu asnjëherë as kohën, as energjinë për të ndihmuar çdo pacient që i trokiti në derë.
“Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij.
Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve”, shkruan Koçiu në Facebook.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




