Moti i keq në jug të vendit/ Bllokohet rruga kryesore e fshatit Shën Vasil nga rrëshqitja e dherave

Vendi ynë është përfshirë këtë të premte nga reshjet e shiut. Nga Himara raportohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga kryesore e fshatit Sënvasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.
Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të shpejtë të mjeteve të rënda për pastrimin e rrugës, pasi lëvizja është vështirësuar ndjeshëm dhe rreziku mbetet i pranishëm nëse moti i keq vijon.
Ndërkohë si pasojë e erërave të forta, disa pemë janë rrëzuar gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Pylli i Sodës, duke shkaktuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një automjet është përplasur me një nga pemët e rrëzuara në rrugë, çka ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit për disa minuta. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128