Luftuan me flakët gjatë verës, vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga për Forcat e Armatosura, Policinë, Mbrojtjen Civile dhe zjarrfikësit

Gjatë verës 2025, forcat shtetërore janë përballur me një numër të madh zjarresh në të gjithë vendin.
Si vlerësim për kontributin e tyre, qeveria shqiptare ka vendosur shpërblime financiare për të gjithë personelin e angazhuar. Punonjësit do të përfitojnë nga 1 deri në 3 paga mujore, në varësi të ditëve të shërbimit.
Vendimi përfshin Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Mbrojtjen Civile dhe zjarrfikësit vendorë.
DHËNIE SHPËRBLIMI PERSONELIT TË ANGAZHUAR NË OPERACIONET PËR SHUARJEN E ZJARREVE GJATË VITIT 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
ç) Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

