Korrupsioni ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, 82 persona të arrestuar
Një 20-vjeçar u arrestua nga policia, pasi tentoi të korruptojë një punonjës të Policisë Rrugore. I arrestuari i fundit për korrupsion aktiv të efektivëve të policisë është shtetasi Y.A, i cili është konstatuar duke qarkulluar me automjet duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.
I kapur në shkelje ai ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policia e Shtetit rryshfet.
Në total, numri i të arrestuarve për korrupsion aktiv të punonjësve të policisë ka shkuar në 82, bën të ditur Ministria e Brendshme në një postim në rrjetet sociale.
“Lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.
Policia Rrugore Tiranë apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112!”, thuhet në njoftim.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Socialistët edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, do duhet ta shpiknin atë
Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128