Kërcënoi me armë lodër një qytetar tjetër, shoqërohet një person në Durrës
17 Maj 2026, 17:47 / AKTUALITET
Një person është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi dyshohet se ka kërcënuar një qytetar me një armë të dyshuar lodër në lagjen Nr. 1 të Durrësit.
Dyshohet se personi në fjalë ka kanosur fqinjin e tij, me të cilin kishte konflikte të mëparshme.
Pas marrjes së njoftimit, policia ndërhyri dhe bëri të mundur shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet një informacion zyrtar nga Policia e Durrësit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Nga Ermal Peçi
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
Nga Sindi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128