Studentët shqiptarë në RMV, nesër sërish në protestë/ Tubimi në Shkup për provimin e jurisprudencës në Gjuhën Shqipe, thirrjeve qytetarëve t’u bashkohen
17 Maj 2026, 15:47 / AKTUALITET

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026. Protesta pritet të nisë në orën 16:30 dhe organizimi është njoftuar të mbahet në Urën e Gurit.
Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në Gjuhën Shqipe.
Tubimi do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.
“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.
Studentët apelojnë që qytetarët të mos mungojnë në këtë tubim.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Nga Ermal Peçi
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
Nga Sindi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128