Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani, policia e Vlorës jep detaje: U konfliktua me dy persona për makinën, e goditën fizikisht

Policia e Vlorës ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku u dhunua avokati Kujtim Cakrani, 55 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një pike karburanti, avokati është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar, teksa po furnizonte automjetin e tij me karburant.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionimit të automjetit në vendin e furnizimit, çka ka sjellë bllokimin e mjeteve të tjera. Situata është përshkallëzuar dhe dy personat e përfshirë e kanë goditur fizikisht avokatin, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore, policia ka arritur të identifikojë automjetin me të cilin autorët janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë incident.
Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128