Goditet grupi "Rraja"! Raportohet për disa të arrestuar, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS

Gjatë një operacioni policor të zhvilluar ndaj grupi kriminal “Rraja” janë arrestuar 6 persona, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS, Rahman Rraja.
Një tjetër person i arrestuar është Përparim Rraja, kushëri me ish deputetin socialist.
Personat e arrestuar janë:
1-Marvin Bushati, datëlindja 26.04.1982, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë
2-Agim Nina, alias Lorenc Izet Selmani, datëlindja 05.08.1974, lindur dhe banues në Durrës
3-Sokol Qaja, datëlindja 22.02.1984, lindur dhe banues në Tiranë
4-Gazmir Rraja, datëlindja 02.02.1990, lindur dhe banues në Nikël, Fushë-Krujë
5-Përparim Rraja, datëlindja 02.07.1975, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël
6-Rexhep Rraja, datëlindja 19.04.1994, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël
Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.
Rexhep Rraja, djali ish deputeti te PS, Rahman Rraja
Kush është Rexhep Rraja
Rexhep Rraja është i riu që u filmua teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën.
Në dhunimin barbar të dy kushërinjve, ngjarje e ndodhur në vitin 2023, u përfshinë edhe anëtarë të fisit Rraja, si dy vëllezërit e deputetit socialist, Xhelal e Flamur Rraja, ku ky i fundit i drejtonte armën një prej të dhunuarve që ndodhej pa ndjenja në dyshemenë e lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Megjithatë emri i Rexhep Rrajës dhe xhaxhait të tij, Xhelalit, është përfshirë edhe një ngjarje tjetër të dhunshme.
I riu është akuzuar se ushtonte dhunë ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Xhisiela Malokut dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë.
Por kur ngjarja u bë publike, Emiljano Nuho pretendoi se Xhelal Rraja e kishte kërcënuar me armë që të mbyllte dosjen.
Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup.
Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, për t’u liruar tre muaj më pas pasi fitoi lirinë me kusht.
Dhuna ndaj kushërinjve të fisit Maja
Fisi Rraja dhunoi barbarisht me shkopinj bejsbolli kushërinjtë Maja dhe i kërcënuan me pistoletë, pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.
Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.
Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin barbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja e konsideruan dëmtim të lehtë.
Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje e vëllait të ish-deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet, të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës.
Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
