Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari në Shkodër, detajet e para
7 Qershor 2024, 19:36 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në qytetin e Shkodrës.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë në Shkodër një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
R. K., 40 vjeç është gjetur në oborrin e banesës, dyshohet se është vetëvarur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Skënderbeg’’, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg “, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasi R. K., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
