FOTO/ Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, protestuesit përplasen me policinë, gjakoset një qytetar
20 Gusht 2024, 20:19 / AKTUALITET

Dhjetëra qytetarë të Thumanës e rrethit të Krujës kanë dalë sërish në protestë, kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.
Edhe këtë të martë, protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, ku janë përplasur edhe me Policinë.
Të shumtë janë edhe forcat policore, të cilat të pajisura me skafandra dhe mbrojtëse përpiqen të zhvendosin protestuesit nga autostrada.
Ndërkohë gjatë protestës, një qytetar pretendon se është gjakosur nga Policia, por gjithsesi kjo nuk e ka penguar atë që ta vijojë protestën.
‘Do të vazhdoj të protestoj, gjakosja nuk më ndal’., tha qytetari.

Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

