Çfarë zbulon ratikimi i ‘Reporterëve pa Kufij’ për lirinë e medias në Shqipëri dhe Kosovë

Raporti i Organizatës së Reporterëve pa Kufij, një matës ndërkombëtar i lirisë së medias, jep të dhëna shqetësuese për rajonin. Shqipëria ka shënuar rritje por aktivistët e shohin me skepticizëm.
Kosova ka njohur rënien më të madhe në 15 vitet e fundit. Tashmë, renditet në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete. Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie. Në vitin 2024, zbriti nga vendi i 56-të në atë të 75-të.
‘Rangimi i sivjetshëm përbën një shqetësim i cili vjen si pasojë e gjuhës së pushtetarëve kundrejt gazetarëve dhe medies në përgjithësi si pasojë e nismave ligjore gjithashtu shqetësuese’ u shpreh Arben Fetoshi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.
‘Indikatorët që kanë shënuar rënie janë indikatori i politikës, indikatori i ekonomisë pasuar nga indikatori legjislativ dhe më pas indikatori social dhe ai i sigurisë’ u shpreh Alban Zeneli, Profesor në Universitetin e Prishtinës.
‘Raporti tregon se nëse ne e shohim kriterin ekonomik dhe kriterin politik që ka të bëjë kryesisht me kushtet e punës së gazetarëve punonjësve të medies Shqipëria renditet shumë më poshtë, në vendin 110 sa i takon kriterit politik dhe në vendin 142 sa i takon kriterit ekonomi’ u shpreh Blerjana Bino, Drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SciDev.
‘Kur jam ardhë në Shqipëri pak jam befasuesm raporti i politikanëve me gazetarët ka qenë shumë i afërt në Kosovë. Është pak turp me dalë një gazetarë me pi kafe me kryeministrin vazhdimisht është tall prej gazetarëve të tjerë është parë si servil’ u shpreh gazetari, Berat Buzhala./Top Channel
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

