Era e fortë thyen pemët, trafik i rënduar në kryeqytet

30 Gusht 2025, 16:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Era e fortë thyen pemët, trafik i rënduar në kryeqytet

Stuhia e fortë e erës dhe shiut ka shkaktuar një kaos të vërtetë në kryeqytet ku çadrat, karriget apo materiale të tjera të forta dhe të rrezikshme po fluturojnë në ajër duke rrezikuar jetën e qyetetarëve.

Në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shkak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë rrëzuar po ashtu edhe disa pemë te rruga Myslym Shyri, ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo te zona e Oxhakut, duke bllokuar qarkullimin e duke shkaktuar një trafik të rënduar.

 

Po ndodh...