Emri/ Në kërkim për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
24 Shkurt 2024, 09:01 / AKTUALITET

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Kledist Hysa. 40-vjeçari rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë ai u kap në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
-
Ishin të parkuara në rrugë, digjen dy furgonë në Elbasan
24 Shkurt, 09:16 -
Parashikimi i motit për sot 24 Shkurt 2024
24 Shkurt, 08:40
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


