PS kërkoi masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës/ Sekretariati i Etikës vendos nesër

18 Dhjetor 2025, 17:19 / POLITIKË ALFA PRESS

PS kërkoi masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës/

Sekretariati i Etikës do të mblidhet ditën e nesërme në orën 9:00 për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

Ditën e sotme PS kërkoi të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare në Kuvend.

Sipas PS-së, veprimet e deputetëve të Partisë Demokratike gjatë seancës kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda.

Në kërkesën drejtuar Sekretariatit të Etikës, mazhoranca kërkon ndëshkime disiplinore që variojnë nga 10 deri në 60 ditë përjashtim nga seancat plenare dhe nga punimet e komisioneve parlamentare për deputetët e përfshirë.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

Po ndodh...

ide