EMRI/ Familja e kërkonte prej mëngjesit, ky është 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë në Korçë

Çelnik Malçellari nga fshati Sovjan i Maliqit është 45-vjeçari që u gjet pa shenja jete në automjetin e tij, në rrethana misterioze pasditen e kësaj të mërkure në Korçë.
Burime bëjnë me dije se familja kishte humbur kontaktet me të që prej mëngjesit, kur ai kishte në Korçë për punë dhe nuk ishte kthyer më.
Pas disa thirrjeve telefonike pa asnjë përgjigje, bashkëshortja e 45-vjeçarit ka bërë kallëzimin në komisariatin e Maliqit duke shpjeguar se bashkëshorti i saj vuante nga trompoza.
Pas kallëzimit, Policia nisi kërkimet, duke e gjetur të pajetë brenda automjetit, në lagjen nr. 10 të qytetit juglindor, në një rrugë dytësore në unazën e qytetit.
Autoritetet policore dyshojnë se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, pasi nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht edhe nga kryqja në vendin e ngjarjes (në mjet) dyshohet që viktima mund të ketë pirë stimulues, si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen. Gjithsesi, do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të sqarojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
-
-
VIDEO/ Biden-in e zë gjumi në takimin me liderët në Angola
4 Dhjetor, 17:56
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


