Elbasanasit nuk përtypin dot humbjen, rrihen me grushte me tifozët e Egnatias, ndërhyn Policia

17 Maj 2026, 21:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Elbasanasit nuk përtypin dot humbjen, rrihen me grushte me tifozët e

Tifozët e Elbasanit s’e kanë kapërdirë humbjen me shifrat 0-4 përballë Egnatias. Mësohet se pas ndeshjes, tifozët “verdheblu” janë përplasur me mbështetësit e ekipit rrogozhinas, teksa është dashur ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën mes palëve.

Ndërhyrja e uniformave blu ka qenë e pashmangshme. Janë pikërisht ata që kanë ndaluar që incidenti mes dy tifozërive të përshkallëzojë më tej.  

Kujtojmë që kjo është një situatë e përsëritur vetëm një javë pas dhunës që përfshiu prag ndeshjen Elbasani-Tirana. Kujtojmë që aty tifozët “verdheblu” u përleshën me ata kryeqytetas. Ndërsa këtë herë, tjetër skenë dhune është regjistruar, duke i hequr jo pak bukurinë kampionatit tonë.

Po ndodh...