Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë

17 Qershor 2025, 21:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë

Ministria e Mbrojtjes njofton se është vënë nën kontroll zjarrin në malin e Krastës në Elbasan.

Në një njoftim për mediet, Ministria e Mbrojtjes shkruan se në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan.

Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura.

Po ashtu, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës”, lexohet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes.

“Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan”, bëhet me dije në njoftim.

Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri në çdo moment në mbrojtje të komunitetit e të pasurive natyrore”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes, që ndan dhe foto nga puna e e shërbimit zjarrfikës.

 

Po ndodh...

ide