E reja qëlloi aksidentalisht veten në poliglon qitjeje dhe vdiq! Një muaj paraburgim për pronarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i caktojë 30 ditë paraburgim Hashim Rexhepit, pronar dhe instruktor në poligonin e shenjëtarisë “Fazani-S”, pas një incidenti tragjik ku një vajzë 24-vjeçare humbi jetën më 29 gusht 2025.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, Rexhepi dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi si instruktor nuk ka vepruar në përputhje me rregullat për sigurinë në poligon. Në aktvendimin e gjykatës thuhet se ai lejoi viktimën L.S dhe një person tjetër, A.R, të hynin në zonën e gjuajtjes me armë dhe municion, pa mbikëqyrje profesionale. Si pasojë, gjatë manovrimit me armën, L.S. e plagosi veten në bark, duke pësuar lëndime të rënda që çuan në vdekjen e saj në QKUK rreth orës 21:05.
Vendimi i gjykatës për të caktuar masën e paraburgimit është mbështetur në prova materiale, fotografi dhe deklarata të dëshmitarëve, ndërsa theksohet se Rexhepi mund të arratiset për t’iu shmangur ndjekjes penale, nëse lihet në liri. Ndërkohë, mbrojtja e të pandehurit e ka kundërshtuar ashpër vendimin, duke theksuar se klienti i tyre nuk ka tentuar të fshihet dhe ka bashkëpunuar që në momentin e parë, përfshirë edhe kontaktimin e menjëhershëm të Policisë pas incidentit. Sipas avokates Besiana Ismaili, Rexhepi ka ndihmuar në sigurimin e provave dhe nuk ekziston rreziku që ai të ndërhyjë në hetime.
Në seancën gjyqësore për caktimin e masës, vetë Rexhepi nuk ka dhënë ndonjë deklaratë shtesë, përveçse ka konfirmuar deklarimet e avokates së tij. Paraburgimi do të zgjasë deri më 30 shtator 2025, përderisa hetimet ndaj rastit vazhdojnë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


