E mbajti trupin 7 ditë në papafingo, identifikohet shqiptari që vrau gruan në Greqi

Është identifikuar shtetasi shqiptar që vrau gruan në Greqi dhe e mbajti trupin e saj 7 ditë në papafingon e shtëpisë. Mediat greke shkruajnë se ai është Kastriot Cenko, 39 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Ampelokipi të Athinës dhe u bë publike pasditen e së enjtes.Ishte vetë 39-vjeçari që lajmëroi policinë duke treguar se e kishte vrarë bashkëshorten me çekiç dhe trupin e saj e kishte fshehur në papafingo.
I shoqi ka thënë në polici se e ka vrarë për xhelozi, pasi ajo e tradhtonte. Ai tha gjithashtu se e ka vrarë me çekiç por edhe me duar.
Ai pohoi se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.
Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


