Një tërmet i fortë godet brigjet e Kalifornisë, jepet alarm për cunami
5 Dhjetor 2024, 21:24 / BOTA

Një tërmet i fortë goditi brigjet e Kalifornisë Veriore të enjten, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
Një paralajmërim për cunami është në fuqi për pjesë të brigjeve të Kalifornisë dhe Oregonit, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit të Tsunamit.
Një tërmet me magnitudë 7 i shkallës Rihter goditi zonën detare pranë pjesës veriore të shtetit të Kalifornisë amerikane, raporton “EMSC”. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometrash, shton “EMSC”.
Epiqendra e tërmetit ishte 108 kilometra në veriperëndim të qytetit të Fortuna, i cili ka një popullsi prej 12,000 banorësh, dhe qyteti më i madh në zonë është Santa Rosa, ku jetojnë rreth 180,000 njerëz.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.
-
-
U vra nga burri në Greqi, kjo është viktima Alba Cenko
5 Dhjetor, 21:14
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


