Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në 10 janar të këtij viti dhe më pas dyshohet se u mora nga rrjedha e përroit.
Pas një muaji kërkime, bëhet me dije se trupi i pajetë i Karajt është gjetur rreth 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Ngjarja e rëndë u regjsitrua më 10 janar, rreth orës 01:30, në fshatin Darsë të Klosit, kur një mjet tip Audi me targa angleze doli nga rruga dhe përfundoi në shtratin e përroit.
Makina drejtohej nga Andi Lloshaj, 24 vjeç, banues në Fullqet, për të cilin testimi i alkoolit tregoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Në mjet ka qenë edhe 30 vjeçari Jurgen Karaj, banues në të njëjtin fshat, i cili dyshohet se pas aksidentit është marrë nga rrjedha e përroit.
Ky i fundit është gjetur i pajetë këtë të shtunë, ndërkohë Andi Losha është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se nuk e ka ndihmuar 30-vjeçarin.
Po ndodh...
ide
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Pse gjyqtarja e Berishës&Metës, votoi pro Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128