“Jam mësuar me peshën e mbiemrit” - Lazio prezanton Daniel Maldinin: Është vendi dhe momenti i duhur!

7 Shkurt 2026, 16:01 / SPORT ALFA PRESS

“Jam mësuar me peshën e mbiemrit” - Lazio prezanton Daniel

Daniel Maldini ka bërë prezantimin e tij te Lazio me optimizëm dhe ambicie. Sulmuesi i ri shprehet se Roma dhe klubi bardhekaltër janë vendi i duhur për të bërë një hap cilësor në karrierë.

“Jam shumë pozitiv dhe mezi pres të filloj. Objektivat? E rëndësishme është të mendojmë ndeshje pas ndeshje, pa e tepruar me të ardhmen”, tha Maldini.

Debutimi si titullar ndaj Genoas ishte pozitiv, jo vetëm për fitoren, por edhe për përshtatjen e tij të shpejtë me ambientin: “Kam ardhur dy javë më parë dhe menjëherë u ndjeva mirë. Shokët e skuadrës janë si një familje e dytë. Pres me padurim stërvitjet dhe të përfshihem në ndeshjet e tjera”.

Maldini theksoi edhe marrëdhënien me trajnerin Sarri: “U takova me të që në ditën e parë. Më shpjegoi idetë e tij dhe rolin që do të kem. Është diçka e re për mua, por jam gati të punoj fort”.

Një ndihmë e veçantë vjen edhe nga babai i tij, legjenda Paolo Maldini: “Jam mësuar me peshën e mbiemrit. Këshillat e tij janë ato që një baba i jep djalit, më thotë mendimin e tij, por në fund vendimin e marr unë vetë”.

Daniel Maldini duket gati për sfidat e reja në Serie A, duke kërkuar të bëjë diferencën te Lazio në këtë fazë të karrierës.

Po ndodh...

ide