Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

7 Shkurt 2026, 14:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar këtë të shtunë në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spitalin e qytetit.

Pak më herët u raportua se i mituri kishte një javë me temperaturë dhe të vjella, ndërkohë sipas informacioneve thuhet se i mituri ka konsumuar mjaltë dhe ky i fundit i ka bërë reaksion.

Sipas raportimeve ka qënë familja e 4-vjeçarit e cila e ka dërguar me urgjencë nga Palasë deri në Orikum dhe prej aty, ambulanca e Orikumit e ka dërguar pa shenja jete në spital.

Thuhet se nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Po ndodh...

ide