Djali që vrau babanë në Durrës: Nuk durohej, ja si e kryem krimin

24 Shkurt 2024, 09:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Djali që vrau babanë në Durrës: Nuk durohej, ja si e kryem
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shënvlash të Durrësit, ku një 49-vjeçar është vrarë dhe groposur nga fëmijët e tij, të cilët më pas tentuan të fshihnin krimin. Hysen Meta, djalit 25 vjeçar i cili bashkë me të motrën, 19 vjeçe, vranë babanë, Pëllumb Meta, është shprehur në dëshminë e tij për policinë se i ati ishte bërë i padurueshëm.

Për të fshehur trupin dhe groposur në kasollen e lopës i ndihmoi vëllai i vogël.

Hysen Meta ka deklaruar se “planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje”.

Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj. Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë. Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia”, është shprehur ai.

 

ide