Deklarohen fajtore nga GJKKO, 2 gra dënohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpall fajtore dhe dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ua ka konvertuar në shërbim prove dhe pushim të dënimit.
Fatjona Begolli mori 3 vite burgim, po për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertua në 2 vite dhe përfundimisht në 4 vite shërbim prove, me kusht që të mos kryej krim tjetër, si dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.
Kurse Lefteria Bushi u dënua me 1 vit burgim që u ul me një të tretën në 8 muaj dhe përfundimisht u pushua fare si dënim.
Vendimi u shpall sot (9 Janar) nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte dorëzuar për proces dosjen penale ndaj dy të pandehurave Fatjona Begolli dhe Lefteria Bushi, të akuzuara për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, për një çështje penale të nisur prej vitit të kaluar.
Procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, nga i cili të dyja të pandehurat përfituan ulje të dënimit pas shpalljes fajtore dhe përfundimisht konvertimin në shërbim prove dhe pushimin e dënimit respektivisht.
-
-
Jetim dhe i birësuar/ Zbulohen detaje nga jeta e Gjestit
9 Janar, 20:03
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


