Dëbora bëhet pengesë për automjetet në Elbasan, ngrica bllokon qarkullimin

Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe ngrica ka shkaktuar probleme serioze në zonat malore të Elbasanit mbrëmjen së djeshme.
Një automjet me tre persona mbeti i bllokuar në fshatin Shmil, në zonën e Njësisë Administrative Labinot, pasi rruga u bë e pakalueshme si pasojë e borës dhe akullit.
Personat e izoluar kërkuan ndihmë, por ndërhyrja rezultoi tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.
Situatë problematike u raportua edhe në fshatin turistik Gjinar të bashkisë Elbasan, ku disa automjete u bllokuan në akset rrugore malore.
Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e qytetarëve të bllokuar në rrugët e fshatrave malorë të mbuluar nga dëbora ishin nga qyteti i Elbasanit dhe kishin udhëtuar drejt këtyre zonave për turizëm dimëror, duke injoruar thirrjet e vazhdueshme të autoriteteve për përdorimin e zinxhirëve dhe pajisjeve dimërore.
Mjetet pa zinxhirë u bënë shkak kryesor i bllokimit, duke vështirësuar edhe ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.
Autoritetet u bëjnë sërish apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonave malore gjatë kushteve të motit ekstrem dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
