Alarm për bombë në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë, policia në terren evakuon menjëherë nxënësit

24 Shkurt 2026, 10:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Alarm për bombë në shkollat fillore dhe të mesme në

Sërish alarm për bombë në Tetovë. Autoritetet kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm janë regjistruar alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

Ekipet e Policisë janë në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit, janë larguar nga shkollat.

Kujtojmë se alarme për mjete shpërthyese në shkolla pati edhe gjatë ditës së djeshme, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por që rezultuan të jenë alarme të rreme.

Po ndodh...