Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec/ Kreu i ARRSH: Fajin e kanë reshjet! Do ndërtojmë një rrugë alternative

24 Shkurt 2026, 18:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec/ Kreu i ARRSH: Fajin e kanë reshjet! Do

Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur këtë të martë mbi gjendjen katastrofike të krijuar nga shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ku si pasojë është bllokuar gjithë juglindja.

Në një konferencë për mediat, Kozeli, u shpreh se fajtor për shembjen e rrugës, sipas tij, janë reshjet intensive dhe erozioni lumor, duke harruar gërryerjet e bëra përgjatë lumit Shkumbin nga kompania e klientëve të Ramës.

Kozeli ka deklaruar më tej se pasi bllokuan gjithë juglindjen dhe e ndanë Shqipërinë në dy pjesë, tani do të ndërtojnë një rrugë alternative që sipas tij do të zgjidhte situatën.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.  Sistemi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes. 

Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”,– tha Kozeli.

 

Po ndodh...