Izolimi i juglindjes/ Devijohet transporti i mallrave në kufi, si do kryhet lëvizja e mjeteve

Izolimi i juglindjes për shkak të shembjes së regjistruar në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ka sjellë pasoja edhe për tregtinë e mallrave dhe qarkullimin e mjeteve në kufi.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, në një konferencë për shtyp këtë pasdite, bëri me dije se, lëvizja e mallrave do të orientohet përmes pikave kufitare të Bllatës (për hyrjet nga Maqedonia e Veriut) dhe Kakavijës (për hyrjet nga Greqia).
Ndërsa për mallrat e bllokuara në Qafë-Thanë, sipas tij, do të aplikohet regjimi i Transitit të Jashtëm (T1), që lejon devijimin drejt Bllatës, ndërkohë që kjo situatë sjell kosto shtesë për bizneset.
“Janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare:
-Bllatë (Dibër), për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj;
-Kakavijë, për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj.
Pala maqedonase do të mundësojë në pikën e Bllatës:
Kalimin e kamionëve dhe trajlerave të ngarkuar nga ora 12:00–22:00;
Kalimin 24 orë të mjeteve pa ngarkesë;
Kalimin e produkteve agro që kërkojnë certifikim.
Sa i përket mallrave që kanë hyrë tashmë në territorin doganor shqiptar përmes Qafë-Thanës dhe ndodhen në aksin e bllokuar apo në ambientet doganore, zgjidhja teknike e ofruar është përdorimi i regjimit të Transitit të Jashtëm (T1), sipas Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë. Ky regjim lejon tranzitimin e mallrave nga një pikë doganore në një tjetër, përmes një territori jashtë territorit doganor shqiptar.
Konkretisht, operatorët duhet të depozitojnë deklaratën doganore T1 në degën doganore Qafë-Thanë, me destinacion Bllatën (Dibër), si dhe të hartojnë një dokument transporti (CMR) për itinerarin e ri”,- ka deklaruar Beja.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128