“Të plaçin turinjtë, shtazë, veç hani e dh**ni/ Skandal në Kamëz, mësuesja dhunon nxënëset në klasë

24 Shkurt 2026, 21:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Të plaçin turinjtë, shtazë, veç hani e

Në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, disa prindër kanë denoncuar pranë redaksisë së emisionit investigativ “Stop” dhunën sistematike ndaj nxënësve të klasës së katërt nga mësuesja kujdestare Mine Hasani.

Nga pamjet e siguruara me kamera të fshehtë, mësuesja i godet fizikisht nxënësit, si edhe përdor gjuhë fyese, kërcënuese dhe degraduese ndaj tyre. Në një monitorim prej më shumë se një javë, rezulton, se  shprehjet si “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë”, “zero jeni”, janë “buka e përditshme” e mësuese Mines.

(Dita e parë)

Mësuesja –Atëherë silluni përpara të gjithë! 2,4,6,8!  Kujt i mungon fletorja? Kujt i mungon fletorja? Të ngrejë dorën! Për veç Bxxxx, i mungon njeri tjetër? Rxxxx, i keni të gjithë fletoret? O, Axxxx, hë vazhdo, bëj detyrën ti! Mandej  tu hap sytë! (Nuk kuptohet), Gjë e keqe! Tani, dëgjoni këtu! Mbylle librin! Futeni librin poshtë! Do ta lexojmë mësimin, tekstin e… (Nuk kuptohet) Kur të kemi pushimin e shkurtër, presim!  Te pushimi i gjatë, ik! Dakord?

Mësuesja –Hajde, vazhdo aty! Fillove ti! Përditë të njëjtën gjë. Vazhdo, shkruaj! Tangërlliqet e juaj!

Mësuesja –Hajde shkruani juve, se do t’ju bëj një foto, se ma kërkon dikush! Ta bëj bukur! Shkruani! Artista!

(Nxënësit i bëjnë intervistë mësueses në orën e mësimit)

Nxënësja – A mendon, se nxënësit e tu do t’ia dalin? Kur të rriten, të bëhen të zotë?

Mësuesja –Po! Mendoj, se nëse ata do të kenë vullnetin e fortë, për të arritur diçka, mund t’ia arrijnë, sepse unë shof në sytë e tyre shkëlqimin dhe dashurinë, që u falin prindërit e tyre.

Nxënësja – Më thuaj, kush t’i ka ngelur thinjat më shumë?

Mësuesja Më shumë? Ti! (Qesh) Ti m’i ke nxjerrë thinjat, sepse sot, kur bëmë orën e diktimit, nuk po më shkruje si gjithë të tjerët. Dhe kur s’gjetëm fletën e, fletoren e diktimit u mërzite dhe ishe shumë… E mërzite dhe mësuesen. Gjithmonë edhe kur kemi fatmirësi edhe kur kemi fatkeqësi, ne duhet të bëhemi të forta dhe t’ia dalim mbanë! (Qesh)

Mësuesja Kush nuk e ka mësuar vjershën “Era dhe Flamuri”? Në këmbë! E di vjershën? “Era dhe Flamuri”. Ti e di? Ti? Ti? Jo! Ti, nuk e di? Ju, nuk e dini? Pa e mësu, nuk ikni në shpi!

Mësuesja –Pse s’e ke mësu ti? A ç’ke modhi, a ç’ke marrë një ves ti, ke ra komplet. O bo, bo, bo…. Ça bën më gjithë ditën? A vjen, a shkon në punë? Ça bën gjithë ditën? Ça bën gjithë ditën? Rri tu lujt ti? Rri tu lujt? Do t’ju shkruj te grupi.

Mësuesja Fxxx, na e thuj vjershën! Çfarë ke bo? Ke lujt gjithë ditën? Një javë! Të dy vjershat t’i mësosh! Të dyja do t’i mësosh! Turp të të vije! Turp! Gjithë këto gabime! Shih! Në klasë të dytë, nuk bëhen gjithë ato. U të plaçin turinjtë me gjithë mu! Ju hangërt dreqi, ju hëngërt! Ma shpifët! Shpifsina! Shpifsina! Hidro! Çfarë kishte hidroja? Çfarë kishte si lëndë të parë? Çfarë kishte?

Mësuesja – Ku është uji?

Mësuesja Uaa. Ju jeni (far fije), Uaaa, ju jeni të mbarum, mësuese. Si ju nuk kam pa?! Kaq të trash jeni juve? Ju jeni na! (I bie dërrasës). Po s’thithni hiç mo, ju…  Zero jeni! Jeni na…! Hani e dhjeni!  Shkoni atje në banjo, për të hëngër. Veç për këto jeni ju. Pisa! Mos më zbardh dhëmbët, se ta rras turinjve! Rrini, hani, hani, veç hani. Të vejë ora 12-të e dy të hani, hani, luni, tërbohuni, kur delni në fizkulturë. Tërbohuni! Kaq jeni! Për t’u tërbu.

Mësuesja –Hë, vazhdo përgjigju! Çfarë shikon tek fotoja e parë? M’u përgjigj, se ta plasa! Çfarë shikon? Ke sy ti?  (Nuk kuptohet). Idiote! Çfarë ka këtu, thoj mësueses? Çfarë ka këtu?

Mësuesja –Çfarë ke? Çfarë ke? Çfarë keni ju?

Mësuesja –Kjo është drejtëza e simetrisë. Gjeje simetrinë e pikës A! Ku është? Ëxxxxx, hajde Exxxxx! Merre shkumësin e kuq Exxxx! Jo, blunë, blunë Exxxxx. Vendose … Exxxx!

Mësuesja – Kush e ka gabim?

Mësuesja –U të martë mortja, të marrtë! Shko! Të hëngërt mortja! E din, apo jo? A e din, a jo? Tani kujdes simetriken e shkronjës u! Hë vazhdo. E ka bo bukur?

Nxënësit – Jo! Mësuese, mësuese!

Mësuesja Hajde Ëxxxxx rregulloje gabimin! Merre shkumësin! Rregullojë, hë! O do ta mbys fare, o do të mbys fare! O të plaçin turinjtë, o shtazë, o kafshë, o kafshe! O kafshë!

Nxënësit – Mësuese, mund ta bëj unë?

Mësuesja –O kafshë, kafshë! Të plaçin turinjtë, o rrugaç! Merr shkumësin blu me mësuesen! Merre blunë! Hë! Kush është U-ja? Këtu e ke! Të lutem! Këtu kam bo unë. Gjeje këtë! Si të del, si me pas pi raki! Shko atje! Shko!

Nxënësit – Mësuese, të lutem! Mësuese, të lutem!

Mësuesja –Një copë rrugaçi më je bo. Një copë rrugaçi. Një copë rrugaçi je bo. Kjo me këtë bashkohen, kjo me këtë bashkohen. E morët vesh, ti dhe ti? Do ua kapi kaptinat kshu, bllau, bllau, bllau, të treve! Shko, ulu e mëso! Shko, ulu e mso! Shko, ulu e mëso! Ec! Ec!

Prindërit  pretendojnë, se dhuna nuk është rast i izoluar, por praktikë e përsëritur, për të cilën janë ankuar disa herë në Drejtorinë e shkollës, pa marrë zgjidhje. /Emisioni STOP

Po ndodh...